Foto: VOA/Reuters

Biden e quan ‘kasap’ Putinin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden e quajti presidentin e Rusisë, Vladimir Putin një “kasap” pas vizitës që Biden bëri  te refugjatët ukrainas në Varshavë të Polonisë.

I pyetur nga gazetarët se çfarë e bëri atë të mendojë duke parë refugjatët teksa merret me Putinin çdo ditë, Biden u përgjigj, “ai është një kasap”.

Gjatë sesionit të shkurtër me pyetje-përgjigje në Stadion Narodowy, Biden tregoi se si kishte qenë në vende të tilla në jetën e tij, por tha se ishte gjithmonë i befasuar nga “thellësia dhe forca e shpirtit njerëzor”.

“Është e pabesueshme, është e pabesueshme. Shih të gjithë ata fëmijë të vegjël. Thjesht do t’i përqafosh, thjesht dua të falënderoj. Dua të them, thjesht të bën shumë krenar”, tha ai.

“Secili nga ata fëmijë tha diçka me kuptimin: “Thuaj një lutje për babin tim, gjyshin tim ose vëllain tim që është kthyer atje për të luftuar”. Dhe më kujtohet se si është kur ke dikë në një zonë lufte. Çdo mëngjes ngrihesh dhe habitesh. Thjesht habitesh. Dhe lutesh që të mos e marrësh atë telefonatë”, shtoi Biden./CNN.