Sali Berisha - Foto: Facebook / Sali Berisha

Berisha paralajmëron nisjen e takimeve për ‘një PD më të bashkuar’

Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha ka lajmëruar se sot nis “Foltorja për një PD më të bashkuar”.

Ai ka përshëndetur ndjekësit në faqen e tij në Instagram me një foto duke shprehur se sot nisin takimet për zhvillimin e nismës që ka ndërmarrë “për të çuar Partinë Demokratike në piedestalin e dikurshëm”.

Vendimi i tij ka ardhur pasi kryetari aktual i PD-së, Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar. Ai shkroi se Partia Demokratike do të jetë më e bashkuar, më e fortë dhe më e hapur.

Sot mbahet dhe seanca e parë plenare në Kuvendin e Shqipërisë për prezantimin e planit qeverisës në mandatin e Rama 3./Euronews.al