Beograd, Policia përdor forcën dhe arreston protestues

Pas sulmeve me gjësende të forta në drejtim të Kuvendit Komunal të Beogradit, kanë ndërhyrë forcat policore, të cilët përdorën kërbaçët dhe arrestuan disa protestues.

Foto: Screenshot /srbin info

Në këto momente janë shtuar forcat policore dhe numri më i madh i protestuesve janë shpërndarë ndërsa ata që kanë mbetur janë larg zonës së Kuvendit.

Gurë, druë e shishe u gjuajtën në drejtim të Kuvendit duke bërë kështu që dera kryesore e shumë dritare të thyheshin.

Në protestë përpos qytetarëve merrnin pjesë edhe përfaqësuesit opozitarë nga lista “Serbia kundër dhunës”.

Sot është mbajtur protesta e shtatë përmes së cilës po kërkohet anulimi i zgjedhjeve në Serbi.

Pas incidenteve të para që ndodhën tek Kuvendi Komunal të kryeqendrës serbe, përmes një adresimi për publikun nga Presidenca e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u tha qytetarëve serbë që të mos shqetësohen dhe “se asnjë revolucion nuk është duke u zhvilluar, dhe ne po mundohemi që të mos lëndojmë asnjë nga demonstruesit përmes një reagimi të lehtë”.

Megjithatë, presidenti serb tha se autoritetet nuk do të lejojnë që protestuesit të shkatërrojnë vendin.

Protestuesit tentojnë të hyjnë në Kuvendin e Serbisë