Bashkim Ramosaj apelon banorët të mos furnizohen me ujë nga rezervuari i Drenocit

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka apeluar te banorët e fshatrave: Prilep, Rastavicë, Baballoq, Gramaqel, Dubravë, Shaptej, Jasiq i Ri, Gllogjan, Ratish i Epërm, Ratish i Ulët, Irzniq dhe Proklluk që mos të mos furnizohen nga ujësjelësi që rrjedh nga rezervuari i fshatit Drenoc.

“Nga vendbanimet tjera të komunës së Deçanit mund ta përdorin ujin e pijes që furnziohen nga burimet tjera të ujësjellësit”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sot ka konstatuar që uji në fshatin Drenoc të Deçanit është i papijshëm në bazë të analizave.

“Këto baktere mund të japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm, kurse në kaptazhën e Drenocit janë izoluar vlera të shtuara të bakterieve koliforme dhe E.coli. Uji nga kaptazha e Drenocit deklarohet jo i pijshëm” shkruan IKSHPK-së.

Deri më  tani është raportuar për mbi 1,500 pacientë të cilët dyshohet se janë helmuar, e që shkaku i këtij ende nuk dihet. Ministria e Shëndetësisë ka thënë se mostrat do të dërgohen për analizë jashtë vendit.