Ilustrim

Bashkëshorti dyshohet se kanosi gruan nëpërmjet rrjeteve sociale

Një rast i kanosjes nëpërmjet rrjeteve sociale dyshohet se ka ndodhur në Obiliq ndaj një gruaje nga bashkëshorti i saj. Kështu ka bërë të ditur Policia në raportin 24 orësh. Sipas Policisë rasti dyshohet se ka ndodhur të premten më 17.05.2024 rreth orës 21:00.

“Viktima femër kosovare, ka njoftuar se ishte kanosur përmes rrjeteve sociale nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari sipas viktimës gjendet jashtë vendit. Rasti duke u hetuar”- njoftoi Policia.