Barrikada te 'Kërshi i Dudës' ende nuk është larguar

Dy kamionët që ishin vendosur si barrikadë në vendin e quajtur ‘Kërrshi i Dudës’ afër Zveçanit, po vazhdojnë të qëndrojnë aty.

Këta kamionë të cilët janë përdorur për të bllokuar rrugën janë djegur mbrëmjen e 28 dhjetorit.

Ekipi i KALLXO.com po qëndron në veri të vendit dhe ka sjellë pamje nga ura të “Kërshi i Dudës”, ku shihet që këta kamionë të djegur janë ende në vendin ku janë vendosur ditë më parë.

Kamionët e djegur në barrikadën te ‘Kërshi i Dudës’. 30.12.2022. Foto: KALLXO.com.
Kamionët e djegur në barrikadën te ‘Kërshi i Dudës’. 30.12.2022. Foto: KALLXO.com.

Sot janë larguar kamionët e vendosur në barikadën në fshatin Zupç të Zubin Potokut.

Largimi i barrikadave është bërë gati tri javë pas fillimit të vendosjes së tyre.

Largimi i barikadave ka filluar dje, në ditën e 20-të të vendosjes së tyre në disa vende në pjesën veriore të Kosovës.

Largimi i tyre ka ardhur pas takimit që presidenti i Serbisë e ka mbajtur të merkurën në Rashkë, ku u premtua që brenda 24 deri në 48 orë do të bëhet largimi i barikadave.

Bllokimi i rrugëve të veriut erdhi pas arrestimit të ish-zyrtarit policor serb, Dejan Pantiq, i cili dyshohet se ka organizuar sulmet që ndodhën në zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën Veriore. Pantiq ishte arrestuar nga policia e Kosovës më datën 10 dhjetor për sulm në zyrat e KQZ-së në Mitrovicë.