Ballkani Perëndimor: Përfaqësuesi i lartë, zëvendëspresidenti Josep Borrell takohet me liderët rajonal

Përfaqësuesi i lartë për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë si dhe zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell, ishte nikoqir i një darkeje joformale me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor të martën në New York, njofton Agjencia për Shërbime të Jashtme të Evropës.

Ky ishte takimi i dytë i këtij lloji i organizuar nga përfaqësuesi i lartë, pas atij që u organizua në Bruksel në maj të këtij viti. Përfaqësuesi i lartë dhe liderët ballkanas, kishin një diskutim të hapur në lidhje me situatën në rajon dhe marrëdhëniet mes Evropës dhe Ballkanit Perëndimor duke e marrë në konsideratë edhe Samitin Evropë-Ballkan Perëndimor që do të mbahet muajin e ardhshëm.

Kjo darkë joformale krijoi mundësitë për diskutimin e pritshmërive për integrim evropian të këtyre shteteve. Borrell theksoi nevojën për përkushtim të plotë nga të dy palët, partnerët ballkanikë dhe vendeve të Bashkimit Evropian që t’i tejkalojnë dinamikat e tanishme dhe ta çojnë procesin përpara.

Në mbledhje ishin të pranishëm presidenti i Malit të Zi, Milo Đukanović, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, kreu i presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Željko Komšić, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama si dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selaković.

Përkthyer nga Vesa Ferizi