'Avullohet' nafta edhe në një tjetër QMF në Gjakovë

Një person ka raportuar në Polici se në Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Ponoshec mungojnë 300-400 litra naftë.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në orët e para të mëngjesit.

Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe rasti po vazhdon të hetohet.

Edhe gjatë ditës së djeshme KALLXO.com ka raportuar për ‘’avullimin’’ e rreth 3 mijë litrave naftë në tre QMF.

 

Gjakovë – ‘Avullohen’ rreth 3 mijë litra naftë në tre QMF