Ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti

Avdullah Hoti: Kosova shembull për menaxhimin e COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot në Kuvendin e Kosovës do të raportoj mbi punën 100 ditëshe të Qeverisë.

Hoti në fjalimin e tij ka thënë se Kosova ka qenë shembull në vendet e rajonit për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Ai ka shtuar gjithashtu se Kosovës i  janë dhënë vlerësimet më të larta nga ndërkombëtarët për mënyrën e menaxhimit të coronavirusit.

“ Besoj që kemi arritur të mbajmë mobilizuar sistemin shëndetësor për trajtimin e rasteve të reja. Është riorganizuar komplet sistemi shëndetësor për të krijuar hapësirë shtesë. I kemi decentralizu këto shërbime duke kriju klinika për covid. Marrëveshje për më u furnizu me mjete të nevojshme. MSH ka shënu 5 milionë euro për programin farmaceutik ka punësuar 200 specialistë mjekësorë. Janë bërë tre vlerësime ndërkombëtare që japin vlerësimet më të larta se si është menaxhuar pandemia në Kosovë gjatë këtyre muajve. Jemi bërë shembull për vendet e rajonit. Personat që kanë shtrembëruar numrat për ta vënë vendin e tyre keq duhet të ju vie turp”, tha ai.