Pamje nga hapësirat e ‘Autostrada Hangar’. Foto: Facebook/ Autostrada Biennale.

‘Autostrada Biennale’ renditet ndër 10 ekspozitat më të mira në Evropë për 2023

Bienalja “Autostrada Biennale” është renditur në mesin e 10-të ekspozitave më të mira evropiane për 2023, nga magazine “Frieze”.

Përmes një njoftimi, “Autostrada Biennale” ka bërë të ditur se edicioni i katërt i kësaj bienale ‘Të gjitha imazhet do të zhduken, një ditë’  është vlerësuar nga magazina Frieze si njëra nga 10 ekspozitat më të mira në Evropë për vitin 2023.

“Jemi të lumtur ta ndajmë lajmin se edicioni i katërt i ‘Autostrada Biennale’, ‘Të gjitha imazhet do të zhduken, një ditë’ kuruar nga Joanna Warsza dhe Övul Ö. Durmusoglu, është përzgjedhur nga Frieze njëra nga 10 ekspozitat më të mira në Evropë për vitin 2023” – thuhet në njoftimin e tyre.

Renditja në mesin e dhjetë ekspozitave vjetore evropiane, për “Autostradën Bienale” është tregues për suksesin dhe vlerësimin për edicionin e 4-të të saj.

Edicioni i 4-të i ekspozitës ndërkombëtare të artit bashkëkohor, “Autostrada Biennale” është mbajtur prej 7 korrik deri me 9 shtator 2023 në Prizren, Prishtinë dhe Mitrovicë.