Autoritetet e Ukrainës: Një aeroplan rus i mbushur me ushtarakë rusë është rrëzuar

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës thotë se ka rrëzuar një nga transportuesit e trupave ushtarake të Moskës pranë Kievit, duke vrarë një numër të madh parashutistësh rusë.

BBC nuk i ka verifikuar në mënyrë të pavarur këto pretendime dhe ministria ruse e mbrojtjes ende nuk ka komentuar mbi raportet.

Ministria e Mbrojtjes në Kiev shkroi në një postim në Facebook se avionët luftarakë ukrainas Su-27 kapën një transportues trupash ruse IL-76 MD rreth orës 00:30 me orën lokale (22:30 GMT) të shtunën teksa po përpiqej t’i zbarkonte parashutistët në rajonin e Kievit.

Sipas specifikimeve të lëshuara nga prodhuesi, avioni mund të transportojë deri në 167 ushtarë, si dhe një ekuipazh prej 6-7 personash.

“Kjo është hakmarrje për Luhansk 2014”, shkroi në Facebook komandanti i ushtrisë së Ukrainës, gjenerallejtënant Valery Zaluzhny, duke iu referuar rrëzimit të një avioni ukrainas tetë vjet më parë, i cili vrau 40 parashutistë dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit.

Zëdhënësi ushtarak rus Gjeneral Major Igor Konashenkov pretendoi të shtunën se Moska nuk kishte pësuar viktima gjatë pushtimit./BBC