Foto: REL

Asnjë i vdekur me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar ndonjë rast i vdekjes me COVID-19.

“Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”,  thuhet në njoftim.

Numri total i rasteve pozitive është 107,313 raste nga 599,859 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,241 raste të vdekjes.

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 152 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101,877 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3,195.