Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

ASHAK: Të indinjuar me sulmet e koordinuara terroriste mbi institucionet e Republikës së Kosovës

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës i quajtur terroriste sulmeve të e grupeve të armatosur të serbëve ndaj Policës së Kosovës në Basnjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

ASHAK thotë ndihet e prekur nga humbja e jetës së policit të Kosovës.

Përmes një komunikate për media lidhur në zhvillimet e fundit të Banjskë, ASHAK shprehë indinjatën më të thellë ndaj, siç thuhet në komunikatë të me sulmet e koordinuara terroriste mbi institucionet e Republikës së Kosovës.

“Ndihemi thellësisht të indinjuar me këto zhvillime, me sulmet e koordinuara terroriste mbi institucionet e Republikës së Kosovës, mbi sovranitetin dhe integritetin e saj dhe jemi njëkohësisht mbështetës të palëkundur të veprimeve të domosdoshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të organeve të rendit dhe të sigurisë, të koordinuara me bashkësinë ndërkombëtare. I dënojmë me ndjenjën më të fuqishme të revoltës dhe indinjatës këto akte terroriste të Serbisë, të drejtuara kundër sovranitetit të shtetit të Kosovës, kundër qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe kundër rendit të saj kushtetues”- ka thënë ASHAK.

ASHAK thotë se disa herë ka tërhequr vërejtjen se Serbia është kthyer në faktorin kryesor destabilizues të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë.

“‘Bota serbe’, versioni ballkanik i ‘botës ruse’, nga një program nacionalist i institucioneve akademike është kthyer tashmë në kredo politike dhe ideologjike të institucioneve shtetërore dhe vendimmarrëse të Serbisë. Jemi po ashtu të shqetësuar që një akt terrorist, siç është ky i fundit, synohet të përdoret si pretekst nga qarqe arriviste shqiptare, për të ‘ridizajnuar’”- thuhet në njoftimin e ASHAK-ut.

Në fund ASHAK thotë ndihet e prekur nga humbja e jetës së oficerit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjakut.

“Bashkëndjejmë me të afërmit dhe familjen e të ndjerit dhe përulemi para sakrificës dhe ndjenjës së përgjegjësisë të çdo mbrojtësi të rënë për liri dhe sovranitet”- thuhet në komunikatën e ASHAK-ut rreth zhvillimeve të fundit në Banjskë të Zveçanit.