Arta Avdiu emërohet u.d. drejtoreshë e televizionit

Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës ka miratuar propozimin e drejtorit të përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj, për emërimin e Arta Avdiut në postin e ushtrueses së detyrës të drejtoreshës së kanalit televiziv ne gjuhën shqipe.

Ahmetxhekaj ka arsyetuar para bordit emërimin e Avdiut në këtë pozitë.

“Pas dorëheqjes së Festim Kabashit nga pozita e drejtorit të televizionit, unë kam dërguar te ju një emër dhe arsyetimin për të. Avdiu ka treguar përkushtim dhe angazhim ndaj RTK”, tha drejtori i përgjithshëm i RTK-së.

Drejtori i televizionit, Festim Kabashi, ka njoftuar më 15 shtator se ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij.