Ilustrim

Vdes një person pasi goditet nga kamioni në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Në aksident me fatalitet ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë.

Sipas Policisë së Kosovës, një kamion ka goditur për vdekje një person dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti ka thënë për KALXLO.com se aksidenti ka ndodhur me rreth orës 16:44 në fshatin Maxhunaj.

“Nga informatat e para dyshohet që një kamion në lëvizje ka goditur këmbësorin (rreth 56 vjeçar), i cili ka humbur jetën në vendngjarje. Kamioni i cili ka shkaktuar aksidentin ka ikur nga vendi i ngjarjes”- ka thënë Zahiti.

Zahiti ka thënë se policia po zhvillon hetimet për aksidentin.