Ilustrim

Arrestohet se tentoi të ikë nga Kosova me dokumente të falsifikuara

Një person është arrestuar nga policia në Aeroportin Ndërkombëtar të Kosovës, “Adem Jashari” pasi që i njëjti ka tentuar të largohet nga Kosova me dokumente të falsifikuara.

Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 10:20.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj, pasi që gjatë kontrollit në shkuarje, ka prezantuar pasaportën që dyshohet të jetë e falsifikuar”, thuhet në raportin e policisë. I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.