Foto: Ilustrim

Arrestohet një person në Podujevë, goditi me shuplakë motrën e tij

Një person nga Podujeva është arrestuar pasi dyshohet se ka goditur me shuplakë motrën e tij.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari ka sulmuar fizikisht viktimën pas një mosmarrëveshtje të çastit që kishin me njërin tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur në mëngjësin e djeshëm, rreth orës 09:00.

Në njoftimin e Policisë është thënë se me vendim të prokuroriti i dyshuari është dërguar në mbajtje.