Ilustrim

Arrestohet një person në Klinë, ofendoi policët pas gjobës që mori

Një person është arrestuar në Klinë, pasi që i njëjti pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik, dyshohet se ka fyer dhe ka penguar zyrtarët policorë.

Sipas Policisë së Kosovës, pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 21:00 në Klinë.