Arrestohet një person, i konfiskohet arma dhe një thikë

Forcat e rendit kanë njoftuar se kanë arrestuar një person në rrugën Prishtinë-Lipjan, përkatësisht në parkingun e një lokali.

Rasti ka ndodhur mbrëmë ndërsa personi kishte një urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

“Hetuesit policor të mbështetur nga Njësiti Special Operativ, arrestimin e kanë kryer në rrugën magjistrale Prishtinë – Lipjan, saktësisht në parkingun e një lokali. Gjatë kontrollit, personit të dyshuar i janë gjetë dhe sekuestruar: një armë zjarri (pistoletë), një karikatorë me 9 fishekë, një thikë si dhe një lphone”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“A.A. mashkull, 24 vjeç, me urdhër të Prokurorit të Shtetit i është hapë rast për armëmbajtje pa leje dhe i njëjti bazuar në urdhëresën e gjykatës është dërguar në qendër të paraburgimit”, thuhet në fund të njoftimit.