Foto: Ilustrim

Arrestohet një person i cili e kishte goditur me thikë viktimën

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Obiliq i cili dyshohet se ka therur me thikë një person tjetër.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur të shtunën.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.