Ilustrim

Vjedhjet e rënda në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Fushë Kosovë, më 04.06.2024, nën dyshimin se ka kryer disa vjedhje të rënda.

Sipas Policisë, rastet kanë ndodhur në periudhën janar- qershor 2024, kryesisht në zonën e Fushë Kosovës, ku janë vjedhur stoli ari, mjete punës si dhe gjësende në markete.

Policia thotë se puna e hetuesve policorë është finalizuar si rezultat i ndërmarrjes së disa veprimeve operative.

Në komunikatë bëhet e ditur se personi i dyshuar A.H, 27 vjeç, me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, raportohet se hetuesit e stacionit policor po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me tetë raste ku personi i arrestuar dyshohet të jetë i përfshirë.