Ilustrim

Dyshohen se u rrahën mes vete, arrestohet një burrë e një grua në Pejë

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit.

Në Pejë një burrë dhe një grua janë arrestuar pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete. Sipas Policisë, të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor. Ndërsa thuhet se më vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

Në Klinë një burrë ka informuar se një grua është larguar nga shtëpia dhe ka lënë fëmijët pa përkujdesje. “Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kompetent me urdhër të të cilit janë iniciuar rastet si më lartë”- thuhet në njoftimin e Policisë. Rasti është duke u hetuar.

Ndërsa në Gjakovë, një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht nga i dyshuari. Rasti raportohet se ka ndodhur më 03.06.2024.

Policia ka njoftuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Një tjetër rast i dhunës në familje është raportuar në Gjakovë. Një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy gra dhe një burrë.

Sipas njoftimit njëra nga viktimat ka marrë tretma mjekësor. Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Ndërsa në Mitrovicë është arrestuar një burrë pasi dyshohet se në ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht dy gra.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, thuhet në njoftim. Ndërsa është bërë e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.