Ilustrim

Arrestohet një burrë, përmes mashtrimit arriti ta bind një person të blej kriptovaluta

Një shumë prej më shumë se 15 mijë euro ishin paguar nga një person I cili dyshohet se ishte vënë në lajthitje nga një person tjetër i dyshuar.

Policia ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person nën dyshimin se në bashkëkryerje me disa persona të tjerë dy ditë më parë, kishin vënë në lajthitje dhe përmes mashtrimit kishin shitur kriptovaluta te ankuesi.

Shitja e kriptovalutave kishte kushtuar 15 mijë e 720 euro, para këto që ankuesi i kishte paguar përmes llogarisë bankare.

Policia ka njoftuar se pas arrestimit të të dyshuarit, ky i fundit është intervistuar dhe për rastin ishte njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Prokurori ka vlerësuar informacionet dhe intervistat e palëve të përfshira dhe ka vendosur që të dyshuarin ta dërgoj në mbajtje.

Rasti është iniciuar si mashtrim.