Ilustrim: Prangosja e një të dyshuai - Foto: KALLXO.com

Arrestohet një burrë pasi sulmoi gruan, policia ia sekuestron tri armë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka përfunduar në pranga të premten më 24.05.2024 në Prishtinë.

Sipas forcave të rendit, i njëjti dyshohet se ka sulmuar gruan e tij.

Sipas njoftimit, në shtëpinë e tij janë sekuestruar tri armë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor” – thuhet në njoftim.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar tri armë, 3 karikatorë me 14 fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” – përfundon njoftimi.