Foto: KALLXO.com Ilustrim

Arrestohet një burrë në Pejë për privimin e lirisë së një gruaje

Është arrestuar një burrë në Pejë pasi dyshohet se ia ka ndaluar lirinë e lëvizjes një gruaje.

Viktima e cila është shtetase e huaj është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si privim i kundërligjshëm i lirisë.

Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi tha për KALLXO.com se pasi është raportuar rasti janë marrë veprimet e nevojshme hetimore dhe me urdhër të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Ai tha se brenda afatit ligjor do të bëhet kërkesa për caktimin e masës së sigurisë.