FOTO ILUSTRIM

Arrestohet në Prishtinë një grua për ngacmim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një grua të dyshuar për ngacmim.

Sipas njoftimit, arrestimi është bërë nën dyshimet për ngacmim.

Policia ka bërë të ditur se rasti për të cilin është arrestuar e dyshuara ka ndodhur me 5 shkurt, ndërsa arrestimi i saj është bërë dje.

“Në bazë të autorizimeve të Prokurorisë  dje  është arrestuar e dyshuara në lidhje me veprën ngacmim dhe e njëjta me vendim të prokurorit është dërguar ne mbajtje”, njofton policia.