Arrestohet i mituri në Lipjan pasi postoi fotografi me armë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të mitur në Lagjen e Re në Lipjan për armëmbajtje pa leje.

Arrestimi i të miturit është bërë dje rreth orës 10:50.

Sipas njoftimit, deri tek arrestimit i të dyshuarit ka ardhur pasi që i njëjti në facebook kishte ekspozuar një armë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shteti, është bërë bastisja e shtëpisë ku është gjetur dhe sekuestruar një armë me tre fishekë me gaz.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.