Arrestohet i dyshuari që theri me thikë një person në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se e ka arrestuar një të dyshuar për therje me thikë të një personi tjetër në Prishtinë të mërkurën pasdite.

Sipas Policisë, viktima është duke u trajtuar në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë, gjithashtu edhe të dyshuarit i është ofruar trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një thikë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet, bën të ditur Policia.