Ndotja e ajrit në Prishtinë. Foto: Urim Krasniqi

Cilësia e ajrit në Prishtinë

Sipas Ambasadës së Amerikës në Kosovë e cila matë cilësinë e ajrit, ajri sot në Prishtinë  është mesatar.

55 AQI është cilësia e ajrit në Kryeqytet, vlera e AQI-së nga 51 deri në 100 tregonse ajri është mesatarë.

AQI “e mirë” është prej 0 deri 50. Cilësia e ajrit konsiderohet si e kënaqshme dhe ndotja e ajrit në këtë nivel paraqet rrezik të vogël apo nuk paraqet fare rrezik.

AQI  “mesatare” është prej 51deri 100. Cilësia e ajrit është e pranueshme; sidoqoftë, për disa ndotës mund të ketë brenga mesatare shëndetësore për një numër shumë të vogël njerëzish. Për shembull, njerëzit që janë jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj ozonit mund të përjetojnë vështirësi (simptome) të kanaleve të frymëmarrjes.

AQI “e pashëndetshme për grupet e ndjeshme” është prej 101 deri 150. Edhe pse popullata e përgjithshme nuk do të ishte e prekur me doemos në këtë nivel të AQI njerëzit me sëmundje të mushkërive, të moshuarit dhe fëmijët janë më të rrezikuar nëse i ekspozohen ozonit, kurse personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe mushkërive, të moshuarit dhe fëmijët, janë më të rrezikuar nga prezenca e grimcave në ajër.

AQI “e pashëndetshme” është prej 151 deri 200. Çdokush mund të fillojë të përjetojë efekte negative shëndetësore, dhe anëtarët e grupeve të ndjeshme mund të  përjetojnë efekte më të rënda shëndetësore.

AQI “shumë e pashëndetshme” është prej 201 deri 300. Kjo do të shkaktonte alarm shëndetësor që do të thoshte se çdokush mund të përjetojë efekte të rënda shëndetësore.

AQI “e rrezikshme” është mbi 300. Kjo do të shkaktonte alarm shëndetësor të nivelit të gjendjes së jashtëzakonshme. Gjasat janë më të mëdha që e tërë popullata do të preket.

 

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.