Ajri në Prishtinë sonte mesatarisht i ndotur

Ajri në Prishtinë rreth orës 18:00 është mesatarisht i ndotur.

Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, që bën matjen e ndotjes së ajrit në kohë reale, ka treguar që qyteti i Prishtinës sot pasdite ka ndotje mesatare të ajrit.

Kur ajri është i cilësisë mesatare, qytetarët nuk kanë nevojë të modifikojnë aktivitetet e zakonshme në natyrë përveç nëse përjetojnë simptoma si kollitja dhe acarimi i fytit.

Ndërsa, grupet e ndjeshme të popullatës duhet të qëndrojnë në shtëpi nëse nuk kanë nevojë të dalin jashtë. Të rriturit dhe fëmijët me probleme të mushkërive dhe të rriturit me probleme të zemrës, të cilët përjetojnë simptoma duhet të marrin në konsideratë zvogëlimin e aktivitetit të rëndë fizik, veçanërisht në ambient të jashtëm.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Nacional për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit. Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.

Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.