Ajri i pashëndetshëm në Prishtinë

Ndotja e ajrit në komunën e Prishtinës është e pashëndetshme. Sipas parametrave të ndotjes së Ajrit të vendosur në  Ambasadën Amerikane në Prishtinë, ndotja e ajrit del të jetë në nivelin 109 të parametrave të grimcave PM 2.5.

Kur ajri është në këtë parametër fëmijët dhe të rriturit aktivë dhe njerëzit me sëmundje të frymëmarrjes, të tilla si astma, duhet të shmangin sforcimet e zgjatura në natyrë .

Me cilësi të till të ajrit të gjithë mund të fillojnë të përjetojnë efekte shëndetësore, anëtarët e grupeve të ndjeshëm mund të përjetojnë efekte më serioze shëndetësore.

 

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.