Ilustrim, Policia e Kosoves

Arrestohet i dyshuari për kontrabandë me cigare

Një person i dyshuar, shtetas i Serbisë, është arrestuar nga policia në fshatin Novosellë, mbrëmë rreth orës 19:00,  për kontrabandë me mallra.

Sipas njoftimit të policisë, njësia policore ka ndaluar të dyshuarin, dhe gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur 500 pako cigare që dyshohet se janë të kontrabandauara.

Me vendim të prokurorit, vetura dhe cigare janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.