Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për kanosje ndaj gazetarit Herolind Ademi

Policia ka arrestuar një person që dyshohet se ka kanosur një gazetar pas publikimit të disa mesazheve të të dyshuarit drejtuar gazetarit.

Prokuroria e Prishtinës njofton se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) sot ka publikuar disa mesazhe të pranuara nga gazetari i Klan Kosovës, Herolind Ademi, përmes të cilave pretendohet se i dyshuari e ka kërcënuar atë më jetë, për shkak të një hulumtumi që është duke u realizuar për piraterinë e IPTV.

“Haver, vec mbyllunse sakt ta kam adresen pot tregoj veq mbyllun dhe kos dil. Vec pot kallxoj terheku prej meje e mos munperzij se nuk han ma buk. Fol me kon dush pot kallxoj mos mu perzij ne pun te mija qe din me jetu edhe naj dit qikaq di met than pik” – thuhet se është një pjesë e mesazhit sipas AGK-së.

Foto: Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

Prokuroria përmes një komunikate thotë se pas publikimit të informatave rreth këtij kërcënimi, prokurori në koordinim me Policinë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, për të identifikuar të dyshuarin dhe për të siguruar prezencën e tij në procedurën penale.