Foto: Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për dhunimi

Policia e Kosovës, ka arrestuar një burrë nën dyshimin se ka kryer veprën penale të dhunimit të një gruaje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Ngjarja, sipas raportit të Policisë, ka ndodhur në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë më datën 30.04.2021. Policia pas hetimeve të vazhdueshme, ka kapur të dyshuarin më 21.05.2021 i cili pasi është identifikuar është arrestuar.