FOTO DIBRAN HOXHA-FCB

Arrestohet Dibran Hoxha - 'Kobra'

Mbrëmë, pas orës 21:00, pas një përleshje fizike, është arrestuar Dibran Hoxha në Prizren.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Policia e Kosovës, rajoni Prizren.

Hoxha, i cili ka pasur probleme edhe më herët me ligjin, po akuzohet për veprën kanosje dhe lëndim i rënd truporë.

“Rreth orës 21:35 është pranuar informatë se në një lokal në një qendër tregtare ka ndodhur një rast rrahje. Patrulla policore si dhe njësit tjera i janë përgjigjur rastit ku kanë ndaluar dhe arrestuar dy të dyshuar”, thuhet në njoftimin e forcave të rendit.

“Dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme mes tyre, një i dyshuar  ka kanosur të dyshuarin tjetër dhe më pas dalin nga lokali dhe rrahën mes vete ku njeri nga ata pëson lëndime trupore”, vijon njoftimi.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që dy të dyshuarit e lartcekur të ndalen në mbajtje.