Ilustrim

Arrestohet burri në Podujevë pasi sulmoi gruan dhe djalin

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Podujevë, pasi i njëjti dyshohet të ketë sulmuar fizikisht gruan dhe djalin.

Rasti i cili nga organet e rendit është cilësuar si dhunë në familje, ka ndodhur dje gjatë orëve të mëngjesit.

Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.