Foto: KALLXO.com Ilustrim

Arrestohet 3 persona në Prizren nën dyshimin për fajde

Tre persona janë arrestuar në Prizren nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Fajde, detyrim, kanosje”.

Policia e Kosovës njoftoi se dyshohet që ngjarja ka ndodhur më 8 shtator 2022, përderisa arrestimi i tre personave raportohet të jetë bërë dje.

Policia njoftoi se për këtë rast është kryer edhe bastisje, me ç’rast në banesën dhe në veturën e njërit prej të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar disa dokumente.

Policia ka thënë se kanë sekuestruar një dokument marrëveshje për shitblerje të veturës, një kontratë për shitblerje të veturës, dy fletë-dëshmi për tërheqje parash nga dy institucione mikro-financiare, një dëftesë e zyrës këmbimore e gjëra të tjera.

Tutje Policia njoftoi se tre të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.