Foto: Ilustrim

Arrestohen nga policia pasi kërcënuan një person

Dy persona janë vënë nën pranga pasi kanë kërcënuar një person.

Rasti ka ndodhur në fshatin Kçiq të Komunës së Mitrovicës gjatë ditës së djeshme.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit me anë të telefonit kishin kërcënuar personin tjetër.

Për të njëjtin rast është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

Pas intervistimit të të dyshuarve janë liruar në procedurë të rregullt.