Arrestohen dy të dyshuar për sulm ndaj zyrtarit policor

Janë arrestuar dy persona të cilët kanë sulmuar dhe kanosur zyrtarin policor që ishe në krye të detyrës.

Të dyshuarit kanë qenë nën ndikim të alkoolit në momentin që kanë sulmuar zyrtarin policor, sipas raportit të Policisë së Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Pejës në mbrëmjen e 23 tetorit.

Sipas raportit policor nuk raportohet që ka të lënduar, ndërsa me vendim të Prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajte. Rasti po vazhdon të hetohet.