Ilustrim

Arrestohen dy shtetas të huaj, dyshohet se shitën dukat të rremë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy burra nën dyshimin se kanë mashtruar një person duke i shitur një sasi ari të falsifikuar.

Sipas Policisë, të dyshuarit janë shtetas të huaj.

Ngjarja ka ndodhur dje në Viti.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ka njoftuar PK.