Ilustrim

Arrestohen dy persona të kërkuar për lëndim të lehtë trupor

Policia e Ferizajt ka arrestuar dy persona të kërkuar për vepren penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Të arrestuarit janë F. H. – 27 vjeçar dhe A .H. – 33 vjeçar.

Të njëjtit kanë qenë të dënuar me nga 7 muaj burgim.

Pas kompletimit të dokumentacionit, të njëjtit dërgohen në vuajtje të dënimit.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk ju kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftimin e Policisë.