Policia e Kosovës Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Arrestohen dy persona për kanosje të policit në Lipjan

Dy persona janë arrestuar pasi që të njëjtit kanë kanosur një polic,  i cili i’u ka shqiptuar gjobë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan, më 17 korrik, rreth orës 21:30.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.