Ilustrim

Arrestohen dy persona në Skenderaj, iu gjetën 3.1 kg marihuanë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në fshatin Klinë e Poshtme të Skenderajt pasi që pas kontrollit në veturën dhe shtëpinë e tyre iu kanë gjetur mbi 3 kilogram substancë narkotike të llojit marihuanë.

Policia e Kosovës pas kontrollit në veturë, ka sekuestruar edhe shtëpinë e të dyshuarve ku kanë konfiskuar një veturë dhe dy telefona mobil.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollimit të veturës dhe shtëpisë së tyre, janë gjetur dhe konfiskuar 3 kg e 120 gram substancë narkotike e llojit marihuanë. Nga të dyshuarit, është sekuestruar vetura dhe dy telefona mobil. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policinë e Kosovës.