Arrestimi i Ademit, FFK: Do të bashkëpunojmë me drejtësinë
Sot gjatë ditës, i pari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi u ndalua nga organet e drejtësisë për 48 orë.
Menjëherë pas njoftimit, ka reaguar FFK nëpërmjet një konference për media.
Taulant Hoda, ushtrues detyre i sekretarit të FFK-së tha se do të bashkëpunojnë me drejtësinë.
“Ne jemi për zbatim të ligjit por mendojmë që momenti dhe mënyra se si janë ballafaqua lojtarët dhe stafi, kjo ka qenë një goditje për kombëtaren. Assesi nuk jemi kundër drejtësisë. Jemi njoftu nga stafi dhe lojtarët sepse ka pasur shqetësime. Federata do të jetë transparente, do të bashkëpunojmë ngushtë me drejtësinë, besojë që gjykata do ta thotë fjalën e fundit” – tha ai para gazetarëve të mërkurën.
“Besojmë që këto sfida do të na bëjnë më të fortë. Disa pjesëtarë nga hetuesia i kanë shqetësuar lojtaret me gjëra që nuk kanë lidhje me kombëtaren. As nuk është paraqitur urdhër, as nuk janë prezantuar, kanë pyetur lojtarët. Por ndeshje kualifikuese me ardh persona civil me pyet lojtarët, stafin është e padrejtë. As armiku më i madh nuk kish gjet moment më të papërshtatshëm” – tha tutje ai.
Prokuroria Themelore e Prishtinës sot njoftoi se Ademi po dyshohet se ka kryer dy vepra penale.