Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Arrestimet e krerëve të OVL-UÇK-së, reagon kryeministri Avdullah Hoti

Kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar në lidhje me arrestimet e djeshme të Gjykatës Speciale.

Pjesëtarë të Njësisë Speciale të EULEX-it arrestuan të premten kryetarin dhe nënkryetares e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.

Derisa dje nuk pati asnjë reagim nga ana e Qeverisë, sot kryeministri Hoti i ka komentuar zhvillimet e djeshme duke thënë se ato konsiderohet veprime të pavarura të drejtësisë.

Tutje, Hoti thotë se Qeveria e respekton plotësisht drejtësinë e Dhomave të Specializuara.

Lexoni reagimin e plotë të kryeministrit Avdullah Hoti:

Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se veprimet e Dhomave të Specializuara burojnë nga detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre ligjore dhe kushtetuese, dhe duhet konsideruar si veprime të pavarura të drejtësisë.

Qeveria e Republikës së Kosovës beson se drejtësia është mbi të gjitha, dhe se duhet respektuar plotësisht.

Po ashtu, Qeveria e Republikës së Kosovës e njeh si të pa tjetërsueshëm qëllimin e pastër e të shenjtë të popullit të Kosovës në luftën për liri.

Çka ndodhi sot gjatë bastisjes së EULEX-it në zyret e OVL-UÇK-së