Foto: KALLXO.com Ilustrim

Arrestime në Fushë Kosovë për trafikim me njerëz

Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë ditës së djeshme dy persona të dyshuar për trafikim me njerëz.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur me 19 tetor rreth orës 21:20, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar gjatë ditës së djeshme.

Arrestimi i të dyshuarve sipas policisë ka ndodhur nën dyshimet për trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikimit.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.