foto: Ilustrim

Arrestim për vjedhje në lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë

Njësitet policore të stacionit Jugu në Prishtinë, sot rreth orës 17:30 kanë arrestuar në flagrancë një person të dyshuar, që dyshohet të jetë i përfshirë në një rast të vjedhjes.

Florie Ahmeti-Haziraj, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës për KALLXO.com ka thënë se rasti ka ndodhur në lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë, ku nga persona të dyshuar, viktimës grua i është vjedhur telefoni.

Sipas Ahmeti-Haziraj, personi i arrestuar është duke u intervistuar nga njësitet kompetente, kurse një i dyshuar tjetër ndodhet në arrati.