Kryetari i FFK-së, Agim Ademi

Arianit Ahmeti shpalli kandidaturën për të parin e FFK-së

Pas Remzi Ejupit, edhe Arianit Ahmeti ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për të parin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Ahmeti përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Të nderuar futbolldashës, ju drejtues të klubeve, donatorë dhe të gjithë komuniteti i futbollit në vendin tonë ju informoj tani më edhe zyrtarisht se do të jem Kandidat për Kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës”, është shprehur Ahmeti.

Ahmeti ka konfirmuar që ka mbështetjen e mbi 15 klubeve për të kandiduar për të parin e FFK-së.

“Ju konfirmoj se kam mbështetjen e klubeve (mbi 15) të nevojshme për kandidat për kryetar të FFK-së, në ditët në vijim do të prezantojë programin tim për udhëheqje të FFK-së. Me të gjithë futbolldashësit do të bashkëpunojë për të bërë ndryshimin e duhur për ta zhvilluar futbollin tonë, që vitet e fundit u degradua shumë… ”, është shprehur tutje Ahmeti.