Arianit Ahmeti. Foto: RTK/Youtube

FFK shkarkon pretenduesin për postin e kryetarit, Arianit Ahmetin

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së në mbledhjen e sotme ka shkarkuar Arianit Ahmetin nga pozita e zv.sekretarit të deritanishëm.

Ahmeti ishte vetëkandiduar për kryetar të FFK-së dhe kishte kërkuar nënshkrime nga delegatët e Kuvendit në mënyrë që të shkarkonte Agim Ademit nga pozita e kryetarit.

“Bazuar në shkeljet e tij flagrante, duke u vetëkandiduar për kryetar të FFK-së si dhe duke kërkuar nënshkrime nga delegatët e kuvendit, me çka dëmtoi imazhin e FFK-së dhe të futbollit të Kosovës, si dhe shkeli rëndë kodeksin e mirësjelljes, statutin e FFK-së dhe të gjitha normat morale dhe profesionale”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka sqaruar se presidenti Ademi e ka mandatin e rregullt deri në vitin 2022, i zgjedhur me përkrahje unanime të delegatëve të Kuvendit të FFK-së më 6 korrik të vitit 2018.