Arianit Ahmeti. Foto: RTK/Youtube

Arianit Ahmeti: Agim Ademi po rren, nuk ka mandat 4 vjeçar

Federata e Futbollit e Kosovës, përmes një komunikate e ka publikuar procesverbalin dhe procesin e zgjedhjes së Agim Ademit, në krye të FFK-së.

FFK-ja, shkruan se në këtë procesverbal konfirmohet mandati katërvjeçar i Agim Ademit.

“Zgjedhjet për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së do të mbahen fillimisht nëpër LRF dhe pastaj duke respektuar të gjitha kushtet për thirrje, do të mbahet Kuvendit për anëtarë të KE-së në harmoni me statusin e FFK-së”, thuhet në komunikatën e FFK-së.

FFK publikon dokumentet e zgjedhjes së Agim Ademit, e quan ‘çështje të mbyllur’ mandatin 4 vjeçar

 

Por, ish-zëvendës kryetari i FFK-së, Arianit Ahmeti, nuk mendon kështu, ai thotë se Agim Ademi, e ka trashëguar postin e Fadil Vokrrit.

Ai thotë se konfirmimi i UEFA-s, për mandatin e Agim Ademit, është përgjegjës presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, e jo Zëvendës- Drejtori i Zyres për Zhvillimin e Federatave në UEFA.

Ahmeti thotë se për mandatin e Kryetarit të FFK-së, vendosit ligjet e Kosovës, statuti i FFK-së në përputhje me statutin e UEFA-s.

Kujtojmë, se FFK-ja, para një jave e shkarkoi nga zëvendës kryetari i FFK-së, Arianit Ahmetin, pasi ky i fundit e kishte shpallur kandidaturën për të parin e FFK-së.

 

Më poshtë mund të shihni reagimin e Arianit Ahmetit:

Kreu i FFK-se serish përpiqet te dezinformoje opinionin se UEFA ka konfirmuar se ka mandat 4 vjeçar. 

Shkresa se cilës i referohet FFK ne komunikatën e publikuar ne faqen e saj nuk eshte nga Presidenti Ceferin por nga Zëvendës-Drejtori i Zyrës për Zhvillimin e Federatave ne UEFA. Pra, e nje zyrtari jokompetent per leshimin e opinioneve ligjore. Ashtu sic edhe shihet nga përmbajtja, kjo letër eshte e shkruar ne formen e nje deshmie per nje ngjarje ne te cilen ky zyrtar ka qene prezent. Por, kjo letër nuk thote asgje per ligjshmerine e kohezgjatjes se mandatit kinse 4 vjecar. 

Per mandatin e z.Agim Ademit vendosin ligjet ne fuqi te Kosoves, Statuti i FFK, ne perputhje me Statutin e UEFA-s. Athua cili do te jete hapi i radhes i z.Agim Ademi, te ndryshoje edhe ligjet e Kosoves? 

Ky është veç edhe një skandal i radhës ne listën e skandaleve te z.Agim Ademit.

Opinioni duhet ta ketë te qarte:

Z.Agim Ademi, sipas Statutit te FFK-se, ka mandat vetem deri me 15 janar 2019. Ai ka trasheguar mandatin e mbetur te Presidentit Vokrri. 

Iniciativa per zgjedhje e delegateve te Kuvendit ka për qellim sjelljen e normalitetit juridik ne FFK.

Perpjekjet per te hutuar dhe frikesuar opinionin se kinse Kosova mund te perjashtohet nga UEFA nuk qendrojne. Eshte perpjekja e z.Agim Ademi per te mbajtur ne menyre te paligjshme mandatin dhe nderhyrja politike ne mbeshtetje te tij ajo e cila po e destabilizon situaten.